MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NË MES FNK DHE MKRS

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NË MES FNK DHE MKRS

March 13, 2025

✍️Presidentja e Federatës së Notit të Kosovës Rita Zeqiri Nënshkruan Memorandumin për mbështetje financiare nga MKRS!

Sot, në një ceremoni zyrtare, u nënshkrua Memorandumi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Federatës së Notit të Kosovës, duke e bërë atë një nga federatat e para që ka nënshkruar memorandumin dhe ndër të parat që ka përfunduar harmonizimin e akteve normative të brendshme me Ligjin për Sport.

Ky memorandum përfaqëson mbështetjen më të madhe ndonjëherë për Federatën e Notit të Kosovës, duke krijuar një bazë të fortë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti.

FNK shprehet plotësisht e gatshme dhe e angazhuar për të thelluar bashkëpunimin me MKRS-në, me qëllim rritjen e mbështetjes për sportistët, avancimin e programeve të zhvillimit në linjë me strategjinë për sportin.

Tags :
Share :
Related Post :