KLUBI I NOTIT STEP SHËNON PARAQITJE TË SHKËLQYER NË GARËN “DUBAI OPEN SWIMMING CHAMPIONSHIP”

KLUBI I NOTIT STEP SHËNON PARAQITJE TË SHKËLQYER NË GARËN “DUBAI OPEN SWIMMING CHAMPIONSHIP”

March 13, 2025

Klubi i Notit Step ka pasur një përfaqësim të shkëlqyer në Dubai Open Swimming Championship, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme dhe duke fituar 7 medalje në total. Gara, e cila u zhvillua në Hamdan Sports Complex, kompleksin më të madh sportiv në Lindjen e Mesme, ishte një mundësi e shkëlqyer për notarët të shpalosnin aftësitë e tyre në një skenë ndërkombëtare.

Disa nga rezultatet e dalluara ishin:

• Parga Abazi – 100m shpine: 1:11.41 (512 pikë) 🥉

• Artesa Azemi – 50m delfin: 31.61 🥉

• Artesa Azemi – 50m krol: 29.60

• Ana Pllana – 50m bretkoce: 40.57

• Bora Ademi (2015) – Pjesëmarrje fantastike me 5 medalje, përfshirë 4 të arta dhe 1 të argjendtë:

• 100m krol: 1:09.11 🥇

• 200m krol: 2:33.52 🥇

Një moment i veçantë ishte pritja dhe urimi i drejtpërdrejtë nga Drejtori i Përgjithshëm i Hamdan Sports Complex për gjithë ekipin, një vlerësim i jashtëzakonshëm për punën dhe përpjekjet e notarëve.

Federata e Notit të Kosovës i ka uruar sportistët e Klubit të Notit Step për arritjet e jashtëzakonshme në Dubai Open Swimming Championship. Me rezultate të shkëlqyera dhe 7 medalje të fituara, sportistët e KN Step kanë bërë krenarë kombëtaren e Kosovës dhe kanë lënë një gjurmë të thellë në arenën ndërkombëtare të notit. Ky sukses tregon punën e palodhur dhe angazhimin e ekipit, duke i dhënë frymëzim edhe notarëve të rinj për të arritur më shumë në të ardhmen.

Tags :
Share :
Related Post :