FNK – KALENDARI I AKTIVITETEVE PËR VITIN 2025

FNK – KALENDARI I AKTIVITETEVE PËR VITIN 2025

March 13, 2025

📌Më 22 shkurt, në mbledhjen e Bordit të FNK-së, të udhëhequr nga Presidentja Rita Zeqiri, u miratuan ndryshimet dhe propozimet e Komisionit Profesional të FNK-së lidhur me Kalendarin e aktiviteteve për vitin 2025.

Në përputhje me kapacitetet financiare të Federatës, dhe te gjitha rrethanave infrastrukturore, kalendari i vitit 2025 është hartuar me një shpërndarje të kujdesshme dhe transparente të buxhetit, në menyrë që në maksimum të arrihen objektivat që ka institucioni:

✅15% e buxhetit është ndarë për organizimin e garave vendore.

✅35% është dedikuar garave kualifikuese dhe pjesëmarrjes në ngjarjet ndërkombëtare.

✅10% është orientuar në organizimin e kampeve brenda dhe jashtë vendit.

✅10% është destinuar për mbështetjen e klubeve në realizimin e aktiviteteve shtesë në kalendarin e tyre.

✅ 7% për të siguruar për herë të parë vijë buxhetore për bursat për notar/e.

* shperndarjet tjera të buxhetit në postimet e rradhës.

Programi i FNK-së është program gjithëpërfshirës që prek gjitha kategoritë por synim parësor ka mbështetjen e gjeneratave të reja.

Ky kalendar përfshin:

☑️Kampet për grupmosha të reja.

☑️Gara vendore vetëm për notarët e rinj.

☑️Gara ndërkombetare për të rinj.

☑️Organizim të avancuar të ngjarjeve vendore dhe garave memoriale.

☑️2 kampe elitare për notarët më të mirë vendor.

☑️Sigurimin e dy garave kualifikuese për Kampionatet Botërore dhe Evropiane.

☑️ Zhvillim të aktiviteteve në ujëra të hapura.

☑️Trajnime më të avancuara për trajnerë, gjyqtarë dhe administratorë të sportit.

☑️Pjesëmarrje në ngjarjet më të rëndësishme botërore të notit.

Duke treguar transparencë, planifikim dhe vullnet për zhvillim FNK synon që të realizoj këtë kalendar vjetor në përputhje me objektivat e planit strategjik!

Tags :
Share :
Related Post :