Federata e Notit e Kosovës Pranon Konfirmimin nga World Aquatics

Federata e Notit e Kosovës Pranon Konfirmimin nga World Aquatics

March 13, 2025

Federata e Notit të Kosovës ka pranuar zyrtarisht konfirmimin nga World Aquatics për procesin zgjedhor të zhvilluar së fundmi. Një moment i rëndësishëm për sportin tonë, pasi vulos edhe njëherë legjitimitetin e organeve tona.

Rita Zeqiri është zgjedhur me votat e delegatëve për të udhëhequr Federatën në këtë mandat të rëndësishëm për komunitetin tonë. Nga java e ardhshme pritet të nënshkruaj edhe kontratat e para të sponzorizimit për Federatën dhe marrëveshjet e para të bashkëpunimit me disa nga federatat vendore dhe ndërkombëtare.

Një falënderim i veçantë për World Aquatics për mbështetjen dhe bashkëpunimin, si dhe për të gjithë komunitetin e notit në Kosovë që vazhdon të punojë me përkushtim për rritjen dhe zhvillimin e këtij sporti!

Tags :
Share :
Related Post :