TAKIMET NE MES FNK, Z. VARVODIC, MKRS DHE KOK

TAKIMET NE MES FNK, Z. VARVODIC, MKRS DHE KOK

January 31, 2025

Një kënaqësi dhe nder i madh, jo vetëm për sportin e notit, por për të gjithë komunitetin sportiv, ishte mirëseardhja e Nënpresidentit të Parë të European Aquatics, dërguar nga World Aquatics (W.A.), z. Josip Varvodic, i cili erdhi për të monitoruar gjithë procesin e Kuvendit.

Gjatë vizitës, u zhvilluan disa takime, së pari mes zyrtarëve të Federatës së Notit, ku Nënpresidenti i Parë i Federatës së Notit të Kosovës, z. Bashkim Haxhimusa, dhe Selektori i Federatës së Notit, z. Enver Hajredini, e nderuan z. Varvodic me dhurata simbolike. Më pas, takimet vazhduan me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe zyrtarët e lartë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku mori pjesë edhe Zv. Ministrja Daulina Osmani.

Gjatë takimeve, u diskutuan çështje të ndryshme, ndërsa temë kryesore ishte Kuvendi i Përgjithshëm dhe ai Zgjedhor, si dhe procedurat e realizimit të tyre, si dhe zhvillimi i mëtejshëm i sportit të notit.

#MinistriaKulturesRiniseSportit

#WorldAquatics

#EuropeanAquatics

#KomitetiOlimpikiKosoves

#FederataNotitKosoves

Tags :
Share :
Related Post :