Më 30 janar 2025, në ambientet e Hotel Sirius, nga ora 19:00, u mbajt Kuvendi i Punës dhe Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Notit të Kosovës. Gjatë këtij kuvendi, statuti i FNK-së u harmonizua me gjashtë pikat e kërkuara nga World Aquatics dhe me Ligjin e Sportit nr. 08/L-277.






Në këtë kuvend zgjedhor, delegatët nga klubet anëtare votuan për strukturat e reja udhëheqëse, duke shënuar një moment historik për sportin në Kosovë. Për herë të parë në vendin tonë, në krye të një federate sportive u zgjodh një kryetare femër, znj. Rita Zeqiri, e cila do të drejtojë federatën në mandatin e ri.
Struktura e re udhëheqëse e FNK-së:
Presidentja: Rita Zeqiri

Nën Presidentët:
• MSc. i Sportit Xhevat Camaj (Nën President i parë)
• Bashkim Haxhimusa, prof. (Nën President i dytë)
Anëtarët e Bordit:
Ma. Granit Morina
Artiol Shala
Hana Fejzullahu
Vlera Llalloshi (Përfaqësuese e Sportistëve)
Këshilli Mbikëqyrës:
Shpend Rushiti
Mirsad Sejdiu
Driton Alihajdaraj
Sekretari i Përgjithshëm: • Ma. Veton Telaku
Sekretare Teknike: • Endrita Jashanica
Kuvendin e monitoruan përfaqësues nga World Aquatics, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK):
Dr. Josip Varvodić (World Aquatics)
Shkëlqim Sadriu (MKRS – Menaxheri i Federatës së Notit)
Aferdita Fazliu (MKRS – Zv. Drejtoreshë e DS)
Mehdi Uka (MKRS – Zyra Ligjore)
Arben Fetahu (KOK)
Me një vizion të qartë për zhvillimin dhe avancimin e notit në Kosovë, udhëheqja e re e FNK-së është e përkushtuar të sjellë një epokë të re progresi dhe suksesi për sportistët, trajnerët dhe komunitetin e notit në vend.

Faleminderit të gjithë delegatëve për besimin dhe përkushtimin e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për notin kosovar!
Me respekt,
Federata e Notit të Kosovës
Prishtinë, 30.01.2025