Njoftim Zytar nga Federata e Notit e Kosovës

Njoftim Zytar nga Federata e Notit e Kosovës

January 20, 2025

Sqarim Publik i FNK-së

Prononcimi zyrtar i FNK-së lidhur me Kuvendin zgjedhor të FNK-së, i cili do të mbahet më 30.01.2025, në ora 19:00, në Hotel Sirius:

FNK organizon Kuvendin në përputhje me Qarkoren e MKRS-së të datës 03.09.2024 dhe referuar obligimeve ligjore të detyrueshme që burojnë nga legjislacioni sportiv i Republikës së Kosovës.

Referuar kërkesave të pa negociueshme të World Aquatics ndaj FNK-së, FNK është e obliguar të implementojë në tërësi nenin 9 “Autonomia” dhe kërkesat e detyrueshme, përkatësisht neni 9.4 i “World Aquatics By-Laws”, i cili specifikon implementimin e kritereve që anëtarët e FNK-së duhet të plotësojnë për të realizuar të drejtën e votimit në Kuvend (Voting Rights).

Sqarim shtesë nga FNK

Në lidhje me emailat e personave jozyrtarë dërguar institucioneve sportive si World Aquatics, MKRS, KOK dhe FNK, të cilat lidhen fillimisht me pretendimet për diskriminimin e 17 klubeve të notit dhe për diskriminimin e 6 klubeve të notit para mbajtjes së Kuvendit të datës 30.01.2025, FNK konstaton dhe informon si më poshtë: Këto janë vetëm tentativa për dezinformim dhe janë tërësisht të pavërteta. Ato janë në kundërshtim të plotë me legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar.

Procesi i licencimit nga ana e MKRS-së, zbatimi i Qarkores së MKRS-së, “World Aquatics By-Laws” dhe Statuti i FNK-së janë në përputhje të plotë me rregullat dhe standardet ndërkombëtare.

Tags :
Share :
Related Post :