Raporti i Përzgjedhjes së Sportistit të Vitit 2024
Në mbledhjen e mbajtur më 23 Dhjetor 2024, Këshilli Profesional i Federatës së Notit të Kosovës (FNK) shqyrtoi dhe analizoi kriteret për përzgjedhjen e Sportistes dhe Sportistit të Vitit 2024. Ky proces ka për qëllim vlerësimin e arritjeve dhe angazhimit të sportistëve të notit, si dhe njohjen e performancës së tyre në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke nxitur kështu rritjen e cilësisë dhe standardeve të sportit të notit në Kosovë.




Metodologjia e Përzgjedhjes
Përzgjedhja e sportistëve të vitit është realizuar duke u bazuar në disa kritere kyçe:
- Rezultatet sportive: Performanca individuale dhe arritjet e sportistëve në garat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke vlerësuar këtu shpërblimet dhe medaljet e fituara.
- Pikët FINA: Të grumbulluara nga tre garat kryesore kombëtare të vitit 2024:
- Kampionati i Kosovës në pishina 50m – 2024
- Kupa e Kosovës – 2024
- Kampionati i Kosovës në pishina 25m – 2024
- Pjesëmarrja ndërkombëtare: Vlerësimi i rezultateve të sportistëve në kompeticionet ndërkombëtare, përfshirë pikët FINA dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Përzgjedhjet për vitin 2024
- Sportistja dhe Sportisti më i mirë i vitit 2024
Pas një analize të detajuar të performancave dhe rezultateve të sportistëve, Këshilli Profesional shpalli fituesit si më poshtë:- Sportistja më e mirë e vitit 2024: Hana BEIQI
- Sportisti më i mirë i vitit 2024: Arion BUDIMA
- Trajneri më i mirë i vitit 2024
Bazuar në rezultatet e sportistëve të trajnuar dhe kontributin e tij për suksesin e ekipit dhe individëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, Trajneri më i mirë i vitit 2024 shpallet:- Besart SHALA


- Përzgjedhja e Shpresave të vitit 2024
Këshilli përzgjodhi dhjetë (10) sportistë të rinj, duke u bazuar në këto kritere:- Performanca në tri gara kryesore kombëtare.Pikët më të larta FINA në tri disiplina.Kategorizimi sipas grupmoshave të përcaktuara nga rregullorja e World Aquatics.
- Kategorinë Fillestare (2015/të reja): Bora ADEMI (3074 pikë FINA)Kategorinë Yllka (2013/2014): Parga ABAZI (3563 pikë FINA)Kategorinë Pionere (2011/2012): Nita ZHUSHI (3639 pikë FINA)Kategorinë Kadete (2009/2010): Lea ALIU (4429 pikë FINA)Kategorinë Juniore (2007/2008): Riga SHALA (4981 pikë FINA)
- Kategorinë Fillestare (2014/të rinj): Anis KRASNIQI (1504 pikë FINA)
- Kategorinë Fatos (2012/2013): Shkëmb REÇICA (2133 pikë FINA)
- Kategorinë Pioner (2010/2011): Dior KRASNIQI (3716 pikë FINA)
- Kategorinë Kadet (2008/2009): Rilind MEHMETI (3575 pikë FINA)
- Kategorinë Junior (2006/2007): Yll MIFTARI (2614 pikë FINA)
- Përzgjedhja e Klubit më të mirë për vitin 2024
Duke u bazuar në përformancën e shkëlqyer të ekipit, thyerjen e rekordeve kombëtare, rritjen e kualitetit të garuesve dhe pikëve FINA, Klubi më i mirë për vitin 2024 shpallet:- Klubi i Notit “STEP”

- Përzgjedhja e Punëtorit Sportiv të vitit 2024
Për kontributin e tij të rëndësishëm në ruajtjen e të dhënave dhe krijimin e një databaze të përditësuar, si dhe përkrahjen profesionale në zhvillimin teknik dhe elektronik të garave, Punëtori i vitit 2024 shpallet:- Visar EMINI
- Gjyqtari më i mirë i vitit
Për arritjet dhe përkushtimin në fushën e arbitrazhit dhe drejtësisë në sportin e notit, Gjyqtari më i mirë i vitit shpallet:- Besim Gashi

Këshilli Profesional i FNK-së shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë sportistët, trajnerët, punëtorët sportivë dhe institucionet që kontribuuan në zhvillimin e sportit të notit në Kosovë gjatë vitit 2024. Ky raport përfaqëson një vlerësim të thelluar dhe transparent për angazhimin e të gjithëve dhe synon nxitjen e standardeve më të larta në sportin e notit, si dhe kultivimin e një kulture të fortë të përfaqësimit të dinjitetshëm të Kosovës në nivel ndërkombëtar.




Këshilli Profesional i FNK-së
- Enver HAJREDINI
- Rita ZEQIRI
- Vlera LLALLOSHI
- Atdhe HAXHIMUSA
Prishtinë, 23/12/2024