“Noti, Sporti ku Aftësitë Tjkalojnë Kufizimet”

“Noti, Sporti ku Aftësitë Tjkalojnë Kufizimet”

January 5, 2025

Federata e Notit të Kosovës, në bashkëpunim me HANDIKOS – Prishtinë, ka filluar implementimin e programit të ri për fëmijët me aftësi ndryshe, me moton “Noti, Sporti ku Aftësitë Tjkalojnë Kufizimet”. Ky program ka për qëllim promovimin e inkluzionit dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve me nevoja të veçanta përmes sportit, duke u ofruar mundësi për t’u angazhuar në aktivitetet e notit.

Ky program është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe do të realizohet në dy grupe, ku Grupi I është tashmë në proces të implementimit, ndërsa Grupi II do të pasojë në fazat e ardhshme.

Federata e Notit të Kosovës është e angazhuar për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë, duke mundësuar që fëmijët me aftësi ndryshe të përfitojnë nga përvoja dhe përfitimet e sporteve dhe notit, duke tejkaluar kufizimet dhe duke forcuar aftësitë e tyre.

Ky program është një hap i rëndësishëm në drejtim të promovimit të barazisë dhe mundësive për të gjithë fëmijët, pa marrë parasysh aftësitë e tyre, duke u ofruar mundësinë që të zhvillohen dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Tags :
Share :
Related Post :