Të nderuar,
Federata e Notit e Kosovës ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së Sportistit të Vitit 2024. Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet pas përfundimit të kampit përgatitor për grupmoshat e reja.
Detajet e eventit:
- Data: 11 Janar 2025
- Ora: 11:00
- Vendi: ONIX
Do të jetë një nder dhe kënaqësi të festojmë së bashku arritjet dhe sukseset e sportistëve tanë, të cilët na bëjnë krenarë çdo ditë!
Me respekt,
Federata e Notit e Kosovës