Eda Zeqiri, emri që ka shkëlqyer në pishinat kombëtare dhe ndërkombëtare, ka marrë një tjetër vlerësim të madh për punën dhe përkushtimin e saj ndaj sportit. Organizata ‘Play International Kosovo’ ka ndarë cmimin per kontributin e Edës ne sport dhe per ndikimin e saj tek të rinjtë, duke njohur rolin e saj frymëzues në nxitjen e të rinjve për t’u angazhuar në sport.
Federata e notit të Kosovës ndihet krenar për notarën Eda Zeqiri e cila dominoj notin kosovar nga viti 2017-2024. Ajo mbetet notarja me më së shumti rekorde për senior në dy pishinat 50m dhe 25m, rekordere e maratonës 4200m dhe 5000m dhe për herë të parë ngriti notin kosovar në nivelin e 700 pikëve.
Vëmendja e natyrshme mediale vendore dhe ndërkombëtare që pati performanca e Edës në Lojrat Olimpike ‘Tokyo 2020’ inspiroi gjithë notarët dhe komunitetin e notit. Kontributi i saj mbetet i pashlyeshëm në historikun e këtij sporti.
Urime Eda!