Kuvendi Statutar dhe Zgjedhor i Federatës së Notit të Kosovës: Emërimet e reja dhe zhvillimet e rëndësishme për periudhën 2024-2028

Kuvendi Statutar dhe Zgjedhor i Federatës së Notit të Kosovës: Emërimet e reja dhe zhvillimet e rëndësishme për periudhën 2024-2028

November 5, 2024

Njoftim zyrtar

Më 02.11.2024, në ambientet e Hotel Sirius, nga ora 11:00, u mbajt Kuvendi Statutar dhe Zgjedhor i Federatës së Notit të Kosovës (FNK). Gjatë këtij Kuvendi, statuti i FNK-së u harmonizua me gjashtë pikat e kërkuara nga World Aquatics dhe me Ligjin e Sportit nr. 08/L-277. Po ashtu, në përputhje me këto ndryshime, u zgjodh edhe Presidenti i ri i Federatës së Notit të Kosovës për periudhën 2024-2028, z. Fis Murati.

Gjithashtu, në përputhje me statutin e FNK-së, u zgjodhën edhe dy Nën Presidentët, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe Përfaqësuesit e Sportistëve, si më poshtë:

President:

  • Z. Fis Murati

Nën President i Parë:

  • Prof. Bashkim Haxhimusa

Nën President i Dytë:

  • MSc. Xhevat Camaj

Anëtarë të Bordit:

  1. Ma. Granit Morina
  2. Fitnete Sfarqa (Juriste)
  3. Artiol Shala
  4. Hana Fejzullahu
  5. Vlera Llalloshi
  6. Prof. Dr. Besim Gashi

Këshilli Mbikëqyrës:

  1. Milaim Shala
  2. Shpend Rushiti
  3. Mirsad Sejdiu

Përfaqësues të Sportistëve:

  • Përfaqësuesja femër: Vlera Llalloshi (ish-kampione e Notit)
  • Përfaqësuesi mashkull: Minator Begaj (ish-kampion i Notit)

Po ashtu, Bordi Ekzekutiv i Federatës së Notit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, formoi edhe dy komisione të rëndësishme për funksionimin e federatës:

Komisioni Profesional:

  1. Enver Hajredini
  2. Rita Zeqiri
  3. Ekrem Mehmeti

Komisioni i Garave:

  1. Atdhe Haxhimusa
  2. Shpat Telaku
  3. Hana Fejzullahu

Në përputhje me këto ndryshime dhe zhvillime, u rizgjodh edhe selektori i ekipit kombëtar të notit, Prof. Enver Hajredini.

Për funksionimin e administratës, janë emëruar po ashtu personat në pozitat kryesore të Sekretariatit:

  • Sekretar i Përgjithshëm: Ma. Veton Telaku
  • Sekretare Teknike: Endrita Jashanica

Kuvendi u monitorua nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS-DS), si dhe nga Menaxheri i Federatës së Notit, z. Shkelqim Sadriu.

Me respekt,
Federata e Notit të Kosovës
Prishtinë, 02.11.2024

Tags :
Share :
Related Post :